Connect with us

Futboll

Malisheva do të luajë në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit

Triumfi i Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës, e la këtë të fundit pa gara evropiane, ndërsa si i katërti në kampionat, Malisheva, do të luajë në Ligën e Konferencës.

Ballkani tashmë me sigurimin e titullit të kampionit ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, ku do të luajë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Pasi Ballkani ka fituar të dy trofetë, do të jetë asistim për Llapin, Dritën dhe Malishevën.

Garat evropiane i kishin siguruar edhe Llapi dhe Drita, por pasi Prishtina humbi në finale, ato kalojnë në një rang më lartë.

Fituesi i Superligës nëse eliminohet në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, shkon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, gjë që ndodh edhe me Llapin tani si i dyti në renditje.

Drita tani do të luajë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërsa Malisheva si e katërta do të luajë në raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Për klubin e Malishevës, kjo është hera e parë që do të luajë në garat evropiane, pas një sezone shumë të mirë në kampionat, ku shkëlqyen emra si Drilon Hazrollaj, Etrik Brruti, Arlin Veliu, Dren Kryeziu e të tjerë…

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in Futboll