Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (2:2) dhe me të njëjtin rezultat edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Ballkani i Therandës është fitues i Kupës së Kosovës.
Ballkani ngadhënjeu me penallti me rezultat 4:2 ndaj Prishtinës.
Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (2:2) dhe me të njëjtin rezultat edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Pas 120 minutave lojë, penalltitë përcaktuan fituesin, ku Ballkani doli më i mirë dhe pas titullit kurorëzohet për herë të parë me trofeun e Kupës së Kosovës.
Prishtina mbetet pa trofe e pa Evropë
Mbi 2.500 shikues e përcollën finalen në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, që u përshkua me kthesa në rezultat, nga 2:0 në 2:2.
Në minutën e 21-të, futbollisti Walid Hamidi mes dy lojtarëve të Prishtinës, nga rreth 16 metra godet përtokë e në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.
Ende pa nisur pjesa e dytë kishte hedhje të gjësendeve nga tifozët e Prishtinës dhe portieri i Ballkanit, Enea Koliçi u godit në kokë.
Ballkani dyfishoni epërsinë në minutën e 52-të, Meriton Korenica ka realizuar me kokë për 2:0 pas asistimit brilant të Armend Thaqit.
Në minutën e 72-të, Prishtina në rast ideal dhe Bajram Jashanica e preku topin me dorë.
VAR reagoi pas tre minutave dhe gjyqtari Genc Nuza ka referuar penallti në minutën e 75-të.
Albin Krasniqi nga penalltia ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 78-të.
Në minutën e 82-të, Albin Krasniqi ka barazuar rezultatin 2:2 duke dërguar ndeshjen në vazhdime dy herë nga 15 minuta por që nuk ndryshoi rezultati.
Penalltitë, për Ballkanin shënuan Nazmi Gripshi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Ismajlgeci; dështoi Tolaj (Nikaj pret) dhe për Prishtinën realizuan Ramiz Bytyçi, Rilind Nimani; dështon Albin Krasniqi (pret portieri Enea Koliç) e Ardian Muja (traversa).