Connect with us

sporte të tjera

Bogdan dhe Natalia Semenovych nga Ukraina fitues të garës atletike “Gjilani Half Marathon”

Me pjesëmarrjen e më tepër se 20 shteteve të ndryshme, në Gjilan është mbajtur

“Gjilani Half Marathon”, që ishte  edicioni i 3-të i këtij organizimi sportiv, i organizuar nga Federata Atletike e Kosovës dhe Komuna e Gjilanit, që ndryshe njihet edhe si gjysmëmaratona e Gjilanit nën moton vrapojmë shtigjeve të Agim Ramadanit, shkruan kryelajmi.com.

Në këtë garë fitues të çmimeve kryesore ishin  Bogdan Semenovych në kategorinë e meshkujve dhe Natalia Semenovych në atë të femrave, që të dy nga Ukraina.

Bogdan Semenovych, shtegun prej 21 kilometrave e kaloi për 1 orë, 13 minuta e  34 sekonda, duke lënë pas vetit Muxhahid Mislimin e KA Uskana nga Maqedonia e Veriut, derisa i treti ishte Agon Krasniqi nga Klubi Ferizaj Runners.

Te femrat shtegun prej 21 kilometrave e para e përshkoi Natalia Semenovych me kohën 1 orë,  26 minuta e  20 sekonda, e  dyta ishte Biljana Kiradjeva, derisa e treta ishte atletja Naile Seferaj.

Në garën 10 kilometra për meshkuj renditja ishte kjo:

  1. Albion Ymeri
  2. Bledar Mesi
  3. Erzen Zyberaj

Në garën 10 kilometra për femra renditja ishte kjo:

  1. Gresa  Bakraqi
  2. Valentina Kelmendi
  3. Elisabeth Scheiescher

Kategoria  meshkujt 5 kilometra:

  1. Genc Isufi
  2. Përparim Gashi
  3. Florian Berisha

Kategoria  femrat 5 kilometra:

  1. Qëndresa Ramadani
  2. Enelda Zeqiri
  3. Oketa Gega

Medaljet, mirënjohjet e  kupat për më të mirët në garat kryesore i ndanë:  Halil Sylejmani,  kryetar i  Federatës së Atletikës së Kosovës, Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e  Sporte në Gjilan, Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Agim Ramadanit, Afrim Selimi, organizator i kësaj ngjarje atletike etj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in sporte të tjera