Connect with us

Futboll

Genc Nuzës i besohet finalja e Kupës, Ballkani – Prishtina

Nesër zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00. Komisioni i Gjyqtarëve në FFK ka vendosur për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë finale, e ku Genc Nuzës i është besuar roli i kryesorit, teksa do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti. Në VAR do të jetë Alban Shala, kurse AVAR, Besnik Morina.

Nuza është pa dyshim gjyqtari më i mirë kosovar, derisa ai drejtoi me mjaft sukses edhe ndeshjen përcaktuese për titull kampioni në fundjavën që e lamë pas ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in Futboll