Connect with us

boks

Usyk, kampion i padiskutueshëm

Ka përfunduar meçi i jashtëzakonshëm mes Furyt e Usykut.
Meçi ishte i jashtëzakonshëm. Ka mbetur të shpallet vendimi i gjyqtarëve.

Raundi i fundit, kush do të fitojë

Ka mbetur edhe raundi i 12-të i meçit Fury – Usyk.
Deri më tani dueli ka arsyetuar pritjet e mëdha.
Usyk duket në epërsi, por kush do të fitojë?

Usyk pranë fitores, po e shkatërron Furyn

Oleksandr Usyk është pranë fitores në duelin e madh ndaj Tyson Furyt.
Në raundin e tetë Fury mezi shpëtoi disi.
Osyk ka vazhduar me paraqitje impresive edhe në raundin e dhjetë.


Arbitri i numëron Furyt, gongu e shpëton

Oleksandr Usyk dominoi raundin e 9-të totalisht. Pas goditjeve të fuqishme arbitri i numëroi Furyt në këmbë. Fury u shpëtua nga gongu. 


Fury në telashe, raundi i tetë i Usykut

Tyson Fury është në telashe të mëdha në meçin ndaj Oleksandr Usykut.
Ukrainasi ka dhënë goditje të fuqishme në raundin e tetë, të cilin e dominoi plotësisht.
Është ky një reagim i jashtëzakonshëm i Usykut.
Tani Fury është në telashe të mëdha.

Raundi i shtatë i jashtëzakonshëm

Shumë goditje janë shkëmbyer në raundin e shtatë të meçit Usyk – Fury.

Të dy boksierët dhanë goditje të fuqishme.
Sipas vlerësimeve, Fury është duke udhëhequr deri më tani me pikë.


Fury “trondit” Usykun

Tyson Fury po e dominon duelin ndaj Oleksandr Usykut.
Në raundin e gjashtë Fury i ka dhënë të paktën dy goditje të fuqishme e të sakta që kanë tronditur ukrainasin.
Usyk deri më tani ka rezistuar, por është në vështirësi të mëdha.


Fury po kthehet, dominon në raundin e katërt

Ndonëse Oleksandr Usyk nisi furishëm, dhe sipas vlerësimeve fitoi dy raundet e para, Tyson Fury po kthehet.

Ai shfaqi dukshëm më tepër në raundin e katërt dhe po duket shumë energjik në ring.


Usyk dominon në raundin e dytë

Oleksandr Usyk ka dominuar plotësisht në raundin e dytë.
Ai ka dhënë goditje të shumta që kanë gjetur cakun, ndërsa Fury në pak raste ka provuar.


Pak goditje në raundin e parë

Pak goditje janë dhënë në raundin e parë të luftës Usyk – Fury.

Usyk kishte ofenzivë në fund, por Fury është dukur i paimpresionuar.  Njëra goditje megjithatë shkoi direkt në kokën e Furyt, që bëri edhe pak shfaqje.


Boksierët dalin në ring, gjithçka gati për meçin e shekullit

Ukrainasi Oleksandr Usyk ka bërë dalje të hatashme në ring.

Ai ishte i veshur me një kostum tradicional ukrainas. Pas tij doli Tyson Fury. Ai doli duke vallëzuar.  Gjithçka është gati për meçin e shekullit për titullin e kampionit të padiskutueshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in boks