Connect with us

Futboll

Goli i anuluar i Bayern, De Ligt: Gjyqtari më kërkoi falje, Reali ka gjithmonë arbitrat me vete

Një ndeshje e çendur u zhvillua mbrëmë në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madrid mposhti 2-1 Bayern Munich. Madrilenët kualifikohen në finalen e Champions League, teksa pati mjaft polemika për golin e dytë të anuluar të bavarezve.

Matthijs de Ligt ka folur pas kësaj disfate, teksa ka “shpërthyer” bombën duke thënë se qytari anësor ka pranuar se ka gabuar ndaj tyre. Ndër të tjera theksoi se Reali u favorizu dukshëm nga arbitrat.

“Gjyqtari anësor më tha: ‘Më falni, bëra një gabim’. Ka qenë turp.  Nuk dua të them se Real Madridi i ka gjithmonë gjyqtarët me vete, por kjo bëri diferencën sot. Reali, kur mendoni se janë të vdekur, merr frymën e fundit… kjo është arsyeja pse ata kanë 14 Liga të Kampionëve”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Bayernit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in Futboll