Connect with us

Futboll

Fillojnë ethet për pretendentët e titullit kur kanë mbetur katër xhiro dhe 12 pikë në lojë

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në mbyllje të sezonit 2023/24, Ballkani, Llapi, por edhe Drita do të vazhdojnë të luftojnë për titullin e kampionit.

Ilir Daja, Tahir Batatina dhe Zekirija Ramadani janë treshja që do të luftojnë për titullin e kampionit në këtë sezon, i cili mund të vendoset me foto-finish, pra në xhiron e fundit.

Kjo pasi, Ballkani është lideri me 66 pikë, Llapi ka 64 pikë, ndërsa Drita mbetet me 62 pikë.

Sa i përket orarit, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund,ku të gjitha zhvillohen në orar të njëjtë, ndërsa të tri ekipet që po luftojnë për titull, kanë nga dy ndeshje në shtëpi dhe dy si mysafir.

Xhiro e 33-të do të zhvillohet të enjten në mesjavë, ku ka përballje të forta për rivalët e titullit.

Por sa i përket përballjeve mes vete, do të takohen vetëm Llapi me Ballkanin dhe atë në xhiron e 35-të (të para fundit) në “Zahir Pajaziti.

Ballkani ka udhëtime te Malisheva dhe siç e cekëm te Llapi, ndërsa pret në Suharekë ekipet e Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

Llapi luan mysafir te Gjilani dhe Liria, ndërsa pret në shtëpi Malishevën dhe Ballkanin.

Në anën tjetër Drita do të udhëtojë te Prishtina dhe Gjilani, ndërsa pret në shtëpi Malishevën dhe Feronikeli 74.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in Futboll