Connect with us

Futboll

Shkëndija e “shkatërron” Sileksin në Tetovë, Struga ndalet me barazim

Elita e futbollit vendor ka sjell pasditën e sotme tre ndeshjet e fundit të xhiros së 27-të në program. Shkëndija e Tetovës ka marrë fitore të madhe ndaj Sileksit, duke e mundur me rezultatin e thellë 6:1. Golat për kuqezinjtë tetovar në këtë përballje i realizuan dy herë Krasniqi dhe nga njëherë çuan topin në rrjetë Cake, Ademi, Aganspahiq dhe Ramadani.  

Ndërkohë Struga Trim Lum është ndalur me barazim 2:2 nga Bregallnica e Shtipit. Kampionët në fuqi avansuan fillimisht me Bunjamin Shabanin, teksa skuadra nga Shtipi përmbysi përkohësisht gjithçka me golat e Stojçevskit dhe Selmanit, ndërsa katër minuta para fundit Ibraimi nga penalltia barazoi shifrat në 2:2.

Ndeshja tjetër e luajtur në kryeqytet i takoi Rabotniçkit që mundi Vardarin me rezultatin 2:0.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in Futboll