Connect with us

Basketboll

Peja eliminohet nga Liga Ballkanike

Kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës në basketboll, Peja, është eliminuar në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Peja të premten mbrëma në Limassol të Qipros, u mposht nga nikoqirja e “Final 4” e kësaj gare, AEL-i, me rezultatin 99:94.

Peja e fitoi çerekun e parë 22:21, kurse çereku i dytë ishte i barabartë, 28:28.

Dallimi në rezultat nga qipriotët u bë në periudhën e tretë kur vendësit fituan me 10 pikë dallim, 30:20.

Peja bëri lojë të mirë në çerekun e fundit, por pavarësisht se fitoi me rezultatin 24:20, nuk arriti ta shmangë disfatën me pesë pikë dallim, 99:94.

Deandre Davis i shënoi 24 pikë, shtatë kërcime e një asistim për Pejën. Jimmy Maurice Hall Jr pati 22 pikë, dy kërcime e tri asistime, kurse Larry Thomas realizoi 23 pikë e shtatë asistime. Por kontributi i tyre nuk ishte i mjaftueshëm për ta shmangur disfatën. Pikë dyshifrore pati edhe Justin Davis, 13 gjithsej, kurse i shtoi edhe shtatë kërcime e tri asistime te mysafirët.

Te vendësit më i dalluari në fitore ishte Kyran McClure me 29 pikë, një kërcime dy asistime.

AEL-i në finale do të ballafaqohet me Sigal Prishtinën të dielën në mbrëmje.

Sigal Prishtina është në garë për ta fituar trofeun e tretë të Ligës Ballkanike, kurse AEL-i të parin në histori të klubit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in Basketboll