Connect with us

Basketboll

Kosova (F) me selektor të ri

Trajneri kroat i ekipit të Bashkimit, Viktor Kovaq është emëruar selektor i Kosovës për basketbolliste. Vendimi për emërimin e Kovaqit në krye të “Dardaneve” është marrë ditë më parë nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ndërsa do të prezantohet shumë shpejt.

Ai do ta drejtojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që do të mbahet këtë verë në Prishtinë.

Nën drejtimin e kroatit Kovaq, Bashkimi ka fituar gjashtë trofe. Ka fituar dy tituj kampioni, dy kupa dhe dy Superkupa të Kosovës.

Ai më herët ka drejtuar Përfaqësuesen A të Kroacisë, ndërsa ka punuar edhe për disa skuadra në Kroaci dhe me gjenerata të reja.

Basketbollistet e Kosovës për herën e tretë do të paraqiten në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, i cili për herë të parë do të organizohet në Prishtinë prej datës 25 deri më 30 qershor. Në vitin 2021, Kosova doli e treta në këtë garë të FIBA-s, ndërsa në vitin 2022 përfundoi në pozitën e pestë. Kosova është në Grupin A së bashku me Qipron dhe Maltën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in Basketboll