Connect with us

Basketboll

Donçiqi dhe Irving sërish magjik në fitoren e Dallasit

Dallas Mavericks ka shënuar fitoren e radhës në NBA, këtë herë duke mposhtur Miami Heat, me shifrat 111-92.

Dallasi e nisi mirë sfidën duke e mbyllur çerekun e parë me shifrat 33-24, teksa edhe çereku i dytë u mbyll në të mirë të mysafirëve.

Në periodën e tretë, Miami u kthye në lojë duke e fituar 27-19, ndërsa periudha e fundit u mbyll në të Mavericks, 23-18, për rezultatin përfundimtar 111-92.

Luka Donçiq shkëlqeu në këtë sfidë me 29 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime.

Teksa slloveni u ndihmua nga Kyrie Irving me 25 pikë, tre kërcime dhe katër asistime.

Dallas Mavericks pas fitores mbetet në vendin e pestë me 50 fitore dhe 30 fitore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in Basketboll