Connect with us

Futboll

Senad Jaroviç “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 28-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të SC Gjilanit Senad Jaroviç.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Synaj Keçi, Naim Kodraliu dhe Muhamet Sylejmani.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 28 -të t’i takojë Senad Jaroviç, i cili shënoi 2 gola kundër KF Fushë Kosovës dhe u angazhua gjatë gjithë ndeshjes për fitorën e rëndësishme.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i SC Gjilanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës. “Faleminderit ekipit dhe trajnerëve që kanë shumë merita për këtë përparim që kam bërë. Ju premtoj se do të jap gjithçka nga vetja për të arritur qëllimet e SC. Gjilani, që këtë vit të siguroj mbetjen në ligë pa barazh, ndërsa për vitet e tjera do të kthehemi me ambiciet e mëdha të një klubi si SC. Gjilani. Të gjithë në Kosovë na kanë pritur mirë, jam pozitivisht i befasuar me nivelin e futbollit këtu, me transmetimin televiziv të ligës dhe me sistemin VAR.” tha Senad për faqen zyrtare te FFK-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Must See

Advertisement

More in Futboll