Futboll
Zyrtare: Merr fund epoka e Xavit, Barcelona shkarkon trajnerin spanjoll
Skuadra e Barcelonës ka shkarkuar trajnerin Xavi, pas një sezoni jo të mirë.
Lajmin e ka dhënë vet klubi përmes rrjeteve sociale, se presidenti Laporta sot ia ka dhënë lajmin për largim ish-futbollistit katalunas.
Xavi është shkarkuar nga pozita e trajnerit edhe pse javë më parë u murr vendimi për të vazhduar deri në përfundim të kontratës, pra deri në vitin 2025.
Megjithatë pas disa problemeve të brendshme, Laporta e ka larguar nga stoli trajnerin spanjoll.
Kujtojmë që top-kandidat për ta zënë pozitën e Xavit te Barcelona është gjermani, Hansi Flick.