Futboll

Zyrtare: Arne Slot emërohet trajner i Liverpoolit

Published on

Ekipi i Liverpool ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin holandez, Arne Slot për të zëvendësuar Jurgen Klopp në Anfield në fillim të qershorit.

Në komunikatën për media, klubi njoftoi se 45-vjeçari do t’i bashkohet Reds nga Feyenoord përpara sezonit 2024-25, pasi u arrit një marrëveshje me klubin Eredivisie për shërbimet e tij, transmeton Klankosova.tv

“Klubi i Futbollit Liverpool mund të njoftojë se Arne Slot ka rënë dakord për një marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i klubit, duke marrë zyrtarisht pozicionin më 1 qershor 2024, me kusht që të ketë leje pune”, thuhet në deklaratë.

Click to comment

Popular Posts

| www.fotoreporteri.info | © Të gjitha të drejtat e rezervuara