sporte të tjera
Orges Arifi në finale të Evropianit të karatesë
Karateisti kosovar që përfaqëson Shqipërinë, Orges Arifi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zarë të Kroacisë.
Arifi i kategorisë deri 60 kilogramë e fitoi luftën e parë ndaj zviceranit, Erik Timmer. Bindës ishte edhe ndaj turkut, Eray Samdan në raundin e dytë, kurse në të tretin mposhti karateistin çek, Martin Drabek.
Me kalimin në finale të Evropianit, Arifi ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë.
Në finale do të përballet me kampionin aktual të botës në kategorinë deri 60 kilogramë, grekun Xenos Christos-Stefanos