boks
Gjyqtari Latif Demolli merr yllin e tretë – rangu më i lartë në IBA
Një lajm i mirë për Federatën e Boksit të Kosovës (FBoxK) ka ardhur sot nga Federata Botërore e Boksit (IBA).
IBA i ka konfirmuar FBoxK-së ngritjen në nivelin më të lartë të ndarjes së drejtësisë për gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli.
Në letrën e IBA-së thuhet se gjyqtari Demolli tani e tutje do të ketë statusin e gjyqtarit të IBA-s 3 yje, që është rangu më i lartë në Federatën Botërore të Boksit.
Kjo u mundësua pas kompletimit me sukses të kursit të mbajtur në Poreç të Kroacisë, ku u mbajt Evropiani i të rinjve.