Futboll

Shkëlqeu me dy gola dhe një asistim, Muhamet Hyseni ylli i javës së 32-të në Albi Mall Superligë

Published on

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF LLAPI për herën e gjashtë.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje:Blerim Havolli,Lulzim Rrmoku dhe Agim Xhakolli.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 32 -të t’i takojë Muhamet Hysenit. Ky vendim u mor si rrjedhojë e dy golave të dhe asistojë, ku kontriboj që ekipi i Tina të jetë në garë për titull.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Llapit u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës. “I lumtur për çmimin ylli i javës i cili është i gjashti me radhë për mua, çmim që padyshim është motiv shtesë për punë, fitore të radhës e çmime të radhës”.

“Këtë çmim e ndajë me gjithë bashkëlojtarët e mi, të cilin pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre është vështirë të shënoj dhe golat e mi të janë faktor në fitoren e skuadrës”.

“Patjetër meritë e suksesit tim dhe të skuadrës është stafi i trajnerëve që po bëjnë punë shumë profesionale, punë e cila dëshmohet me fitoret ne vazhdimësi. Vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshme për mua dhe skuadrën e Llapit”, tha Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Click to comment

Popular Posts

| www.fotoreporteri.info | © Të gjitha të drejtat e rezervuara