sporte të tjera
KV Peja forcë për të gjithë, fiton titullin e shtatë në histori
Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Raiffeisen Superligën A, duke e fituar edhe ndeshjen e tretë.
Para rreth 1000 spektatorëve në “Karagaçi” të Pejës, skuadra verdhezi shënoi fitore prej 3:0 (30:28; 25:22; 25:21), duke e dominuar takimin me Skënderbeun.
Pavarësisht rivalitetit të madh në setin e parë, në të cilin u shënuan 58 pikë, Peja tregoi vendosmëri që ta mbyllte dramën e titullit, qysh në ndeshjen e tretë.
Vendasit përkundër luhatjeve në rezultat, arritën që ta ruanin fokusin, drejt qëllimit të tyre,
Skuadrës finaliste, KV Skënderbeu, medaljet e argjendta u ndanë nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi dhe anëtari i bordit Abedin Mehani.
Medaljet e arta për KV Peja, u dorëzuan nga nënkryetari i Pejës Fatmir Asllani dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës Rexhep Kurtbogaj.
Kupa, kapitenit Agron Nikqi, iu dorëzua nga presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci
Ky ishte titulli i shtatë i kampionit për KV Peja, njëherit i katërti radhazi.
FVK e përgëzon KV Peja për suksesin e arritur, duke e fituar trofeun e katërt sivjet, pas Kupës së Republikës, Kupës Pavarësia dhe Kupës së Federatës.