Futboll
Messi kërkon ta thyej një tjetër rekord botëror
Lionel Messi mahniti sërish botën e futbollit me paraqitjen e tij në fitoren 6-2 të Inter Miamit ndaj Red Bull New York-ut, ku argjentinasi shënoi një gol dhe dha pesë asistime.
Ai është i vetmi futbollist në historinë e Kampionatit të Futbollit të Amerikës së Veriut që mund të mburret me këtë dhe kryeson me dhjetë gola (njëlloj si Luis Suarez) dhe me nëntë asistime.
Hapi i radhës për Messin do të ishte të kalonte rekordin e një tjetër futbollisti legjendar. Kolumbiani Carlos Valderamma pati 26 asistime në MLS 24 vjet më parë për Tampa Bay, përcjellë KosovaPress.
Messi nuk është larg rekordit të të gjitha kohërave për asistime, i mbajtur nga hungarezi Ferenc Puskás, i cili luajti në vitet 1940-1960 për Honved Budapest, Real Madrid, Hungari dhe Spanjë.
Në këtë renditje ku përfshihen emra të mëdhenj të futbollit ka hyrë edhe braziliani Alex de Souza, i cili luajti tetë vite në Turqi, te Fenerbahçe, ku bëri karrierën e tij. Edhe pse ai ka mbi 50 paraqitje edhe për Brazilin, ai nuk ka qenë një nga lojtarët kryesorë për Selecao.Kjo është lista me top-10 asistuesit në historinë e futbollit:
1. Ferenc Puskás (Hungari) 404 asistime
2. LIONEL MESSI (Argjentinë) 3723. Pele (Brazil) 369
4. Alex de Souza (Brazil) 363
5. Johann Cruyff (Holandë) 3586. Luis Figo (Portugali) 283
7. Ryan Giggs (Uells) 277
8. Angel Di Maria (Argjentinë) 263
9. David Beckham (Angli) 259
10. Neymar (Brazil) 253
Megjithatë, deri atëherë, me 833 gola dhe 372 asistime në karrierën e tij, Lionel Messi u bë lojtari i parë në histori që ka kaluar kufirin prej 1200 gola kontributesh, pra gola dhe asistime.