boks
Atdhe Delijaj mposht bullgarin Veselin Vasilev
Në Augsburg të Gjermanisë kanë nisur meçet e boksit “Nata luftarake e kampionëve”, ku Robin Krasniqi do të ndeshet kundër portugezit Jorge Silva.
Dueli i parë i boksit profesional të këtij eventi ndërmjet kosovarit nga Peja Atdhe Delijaj dhe bullgarit Veselin Vasilev tashmë është përmbyllur. Boksieri kosovar në luftën e tij të pestë në karrierë ka mposhtur kolegun bullgar pas katër raundeve në kategorinë e lehtë e rëndë.
Pas këtij dueli në radhë është ai ndërmjet Kushtrim Tahirukajt nga Deçani, kundër belgut Milos Janjanin (30) në kategorinë super e mesme. Boksieri kosovar ka pesë fitore nga pesë duele në boksin profesional