Futboll

Presioni mbi gjyqtarët e Superligës vlerësohet i panevojshëm dhe i tepruar

Published on

Xhirot e fundit të Superligës së Kosovës në futboll janë karakterizuar me shumë reagime të klubeve të ndryshme, duke pretenduar se gabimet e gjyqtarëve po ndikojnë direkt në rezultatet e ndeshjeve. Kjo ka bërë që presioni publik mbi gjyqtarët të jetë shumë i lartë, sidomos tek ata që mund të kenë më pak përvojë në ndarjen e drejtësisë.

Ish-gjyqtari i futbollit, Hajriz Hajdari ka thënë për KosovaPress, se caktimi i gjyqtarëve me anë të shortit ka lënë hapësirë për kritika të mëdha duke bërë që disa gjyqtarë të rinj të caktojnë në ndeshje derbi.

Por analisti Alban Lumi vlerëson se reagimet e klubeve në shumicën e rasteve janë të ngutshme dhe të gabuara.

Madje, ish-gjyqtari Hajdari vë në pah faktin se edhe pajisjet e sistemit VAR në Superligë, nuk janë më të mirat e mundshme dhe ato determinojnë disa gabime të gjyqtarëve.

Sipas tij, përkundër disa gabimeve, gjyqtarët kosovarë janë ndër më të mirët në rajon dhe se presioni mbi ta është i panevojshëm.Ndryshe, Superliga e Kosovës është futur në fazën finale të saj dhe po zhvillohet një luftë e ashpër për titull mes Ballkanit, Llapit dhe Dritës.

Click to comment

Popular Posts

| www.fotoreporteri.info | © Të gjitha të drejtat e rezervuara