Futboll
Pjesa e parë: Pa gola mes Prishtinës e Gjilanit, Ballkani e Drita në epërsi
Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas më shumë se 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina po barazon pa gola, 0:0 me Gjilanin, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, Drita e Ballkanit po avancojnë, të dyja me rezultat të njëjtë 1:0.
Drita po avancon falë golit të Meris Maliqit (minuta e 8’) kundër Lirisë, ndërsa Ballkani është në avantazh kundër Feronikelit ’74 përmes golit të Nazmi Gripshit (minuta e 22’).
Rezultatet e pjesës së parë:Prishtina 0:0 Gjilani
Drita 1:0 Liria
Feronikeli ’74 0:1 Ballkani