Futboll

DKRS në Lipjan kërkon dorëheqjen e kryesisë së klubit të Ulpianës

Published on

Nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) në Lipjan është kërkuar dorëheqje e menjëherëshme e kryesisë së klubit të Ulpianës.

Kjo kërkesë nga drejtoresha e DKRS-së në Lipjan, Anila Reçica Llugiqi, vije pas vendimit nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përkatësisht Komisioni Disiplinor dhe i Etikës, për përjashtimin e Ulpianës nga Liga e Parë dhe dërgimin në Ligën e Dytë.

Përjashtimi i klubi lipjanas erdhi pas FFK-ja konfirmoi se ndeshja ndaj Vllaznisë ka qenë e kurdisur.

Postimi i plotë nga e para e DKRS-së në Lipjan, Anila Reçica Llugiqi:

“Vendimi i fundit i Federates së Futbollit të Kosovës, ndaj Klubit Futbollistik “Ulpiana 1926”, për largim nga garat e Ligës së Parë, paraqet shqetësim serioz për DKRS-në dhe për të gjithë sportdashësit e qytetit të Lipjanit, që këtë klub e kishin Krenari të Qytetit.

Nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj këtyre zhvillimeve të fundit dhe nga ky reagim, kërkojmë dorheqjen e menjëherëshme të kryesisë së klubit, kryesi e cila është zgjedhur me vullnetin e lirë të delegatëve dhe pa asnjë indikacion institucional.

Përpjekjet tona për mbështetje të vazhdueshme si në pjesët infrastrukturore, ashtu edhe në subvencionim të klubit, nuk na lënë të heshtim dhe të kalojmë pa e kërkuar publikisht, mbajtjen e një kuvendi të klubit dhe zgjedhjen e kryesisë së re, e cila do ta rikthej klubin në vendin të cilin e meritojnë sportistët dhe qytetarët e Lipjanit.

DKRS, e as institucioni i komunës së Lipjanit nuk ka ndërhy në asnjë proces të zgjedhjes së kryesive të klubeve lokale, por situata aktuale me klubin futbollistik “Ulpiana 1926” është e papranueshme dhe kërkojmë reflektim të menjëhershëm!”.

Click to comment

Popular Posts

| www.fotoreporteri.info | © Të gjitha të drejtat e rezervuara