Futboll
Fundjava në Superligë sjell ndeshje që mund të përcaktojnë shumëçka, mësoni edhe gjyqtarët e deleguar
Albi Mall Superliga e Kosovës në futbolli vazhdon këtë vikend me ndeshjet e javës së 29-të e cila edhe mund të sjell një pasqyrë reale se cila skuadër është më afër titullit të kampionit.
Ballkani e Llapi kanë udhëtime shumë të vështira derisa kandidati tjetër për titull Drita, ka punë më të lehtë.
Ballkani do të jetë mysafirë i Feronikelit ’74 në Drenas dhe do të ketë shumë të vështirë për të marrë pikë. Ngjashëm do të jetë edhe për Llapin që ndeshet me Dukagjininë në Klinë dhe duhet medoemos të marrë pikë të ta mbajtur hapin për titull.
Në anën tjetër Drita në Gjilan e pret skuadrën e fundit në tabelë, Lirinë dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që prizrenasit të marrin pikë përballë Dritës. Më poshtë gjeni orarin komplet të kësaj fundjave.